Tirana është “preja” e preferuar, Teuta kërkon të sigurojë mbijetesën që të shtunën

“Preja” e preferuar e Teutës është Tirana. Ndaj bardhebluve, blutë kanë ditur gjithmonë të marrin maksimumin dhe pikët të plota.

Ndërkohë që ndeshja e fundit midis Teutës dhe Tiranës ajo e fazës së tretë në Durrës është mbyllur 2-1 për Teutën, ndërsa dueli i luajtur në “Arena Kombëtare”, është mbyllur me barazim, pa harruar edhe triumfin me përmbysje 3-1. Sezoni i Teutës nisi mirë, por tanimë dhe po merr një kthesë të fortë në këtë fundsezoni. Blutë kanë grumbulluar 38 pikë në 34 javë.

Tashmë Teuta duhet të marrë së paku 4 pikë në dy ndeshjet e fundit për të arritur të qëndrojë në vendin e 6-të. Të besuarit e Bledar Hodos ndodhen në vendin e 6-të dy pikë larg vendit të 9-të, ndërsa tani pretendojnë që ta forcojnë atë vend. Në favor të Teutës janë dhe statistikat. Të besuarit e Hodos dinë si t’i marrin pikët Tiranës. Teuta është “top” para Tiranës. Tashmë përpara janë vetëm finale dhe të gjitha skuadrat e dinë shumë mirë këtë. Duhet vlerësuar çdo detaj dhe këtë do të përpiqet të bëjë edhe Teuta në ndeshjen e javës së 35-të të Kategorisë Superiore ndaj bardhebluve.

RIKTHIMET — Lajmi i mirë është se për këtë përballje Teuta rigjen një lojtar shumë të rëndësishëm. Bëhet fjalë për mesfushorin Xhoele Maçolli ishte i pezulluar ndaj Laçit dhe tanimë është bashkuar më grupin skuadra e Teutës e kaloi me sukses, pasi arriti të fitojë me kurbinasit.

PËRGATIJET— Teuta ka vijuar procesin përgatitor në prag të sfidës me Tiranën që do ta luajnë ditën e shtunë. Në Durrës kanë si synim që të sigurojnë tri pikët në sfidën me Tiranën. Skuadra ka punuar më së shumti në lojë, teksa Hodo e ka ndarë grupin në dy pjesë. Ra si zakonisht në sy loja e fortë e skuadrës, ku të gjithë futbollistët prej kohësh po kërkojnë një vend titullari në skuadër dhe po mundohen t’ia mbushin mendjen trajnerit që ata janë të duhurit për 11-shen e parë. Tashmë synohet fitorja dhe aq më tepër që përballë kanë një ekip si Tirana dhe Hodo bashkë me të besuarit e tij do të hyjnë në fushë për të marrë fitoren. E vështirë por jo e pamundur, gjithsesi, në Durrës janë duke e vlerësuar maksimalisht kundërshtarin e radhës.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook