Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Fushë-Krujë – Tiranë, në afërsi të urës së Tapizës. Në aksident janë përfshirë dy autovetura, ndërsa si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje edhe një këmbësore.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit. Edhe pse ndërhyrja e ambulancës ka qenë e menjëhershme, ndihma ka rezultuar e kotë, pasi e moshuara – identiteti i së cilës ende nuk është bërë i ditur për shkak se nuk ka qenë e pajisur me dokumente identifikimi – ka ndërruar jetë në vend.
Ndërkohë, janë ndaluar dy drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksident, të cilët po merren në pyetje nga autoritetet për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes.
()