Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Vreshtas të Maliqit, ku një automjet ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi i tij. Sipas njoftimit paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20, kur shtetasi F. B., duke drejtuar makinën, dyshohet se nuk ka arritur të kontrollojë mjetin dhe ka dalë nga rruga.
Për pasojë, është lënduar një vajzë e mitur 9-vjeçe, pasagjere në automjet. Ajo është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndaj drejtuesit të mjetit po kryhen veprimet procedurale ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Maliq/Informacion paraprak
Rreth orës 18:20, në fshatin Vreshtas, Maliq, shtetasi F. B., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti është dëmtuar një e mitur 9-vjeçe, pasagjere në automjet, e cila po merr mjekim në spital, në gjendje jashtë rezikut për jetën.
Me shtetasin F. B., po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.