Real Madrid nuk ia doli të kompletojë “Remuntadën” e famshme ndaj Arsenal, aq shumë të kërkuar në mjedisin madrilen, duke u mundur edhe në aktin e dytë ndaj “topçinjve” 1-2. Zhgënjimi është i madh e sigurisht nuk mund të fshihet tek “Los Blancos” pas shkurëzimit si kampionen në fuqi të Evropës, megjithatë tekniku Ancelotti pas përfundimit të ndeshjes flet plot krenari për rrugëtimin e skuadrës së tij këtë sezon.
“Arsenal meritoi të kalonte më tej, i uroj më të mirat në vijim.Asnjë justifikim në harkun e 180 minutave ata ishin skuadra më e mirë. Megjithatë dalim nga ky kompeticion me kokën lart, tani do duhet të japim maksimumin në La Liga si dhe kemi finalen e Kupës së Mbretit për të luajtur.”
Në krahun tjetër entuziasmi ka prekur majën tek londinezët e Arsenal, për arritjen e këtij kualifikimi mes 4 skuadrave më të mira të kontinentit, e cila mugonte tek “topçinjtë” që nga sezoni 2008-2009. Më shumë se i lumtur ishte trajneri i Arsenal, spanjolli Mikel Arteta për kalimin më tej në gjysmëfinale:
“Nuk jam i lumtur thjesht për kalimin në gjysmëfinale, por për për mënyrën se si ia dolëm mbanë, duke mbajtur në konsideratë kundërshtarin që kishim përballë si dhe mungesat e shumta. Kjo tregon karakterin e ekipit tonë. Një natë për të qenë më shumë se krenar për këta djem.