Kreu i PD Sali Berisha kritikoi ashpër kryetarin e Bashkisë Berat, në një takim elektoral me demokratët në këtë qytet.
Berisha kritikoi kreun e Bashkisë së Beratit Ervin Demo, duke thënë se ai duket sikur është Ervin Veliaj, duke hequr një paralelizëm me kreun e bashkisë së Tiranës, që aktualisht është në burg.
Sipas Berishës, edhe Ervin Demo ka si objektiv të vetin vjedhjen e buxhetit.
Kreu i PD Sali Berisha në Berat: Ervinin këtu në Berat mund ta quani Ervin Veliaj. Këta të gjithë kanë model 5D-në, të vjedhin buxhetin. Më 11 maj, është dita shqiptarët do ndahen me të keqen, shqiptarët do pastrojnë shtëpinë e tyre.
(Arena e Lajmit)