Berisha paralajmëron zerim të tarifave me SHBA: Do negociojmë me qeverinë amerikane! Nëse nuk na përgjigjen, qeveria do mbështesë me subvencione

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se qëndrimi i opozitës është hapja e negociatave me qeverinë amerikane për vendosjen e tarifave zero në tregtinë mes dy vendeve.

Ai theksoi se nëse SHBA nuk pranon këtë marrëveshje reciproke, atëherë qeveria që ai synon të drejtojë pas 11 majit do të garantojë subvencione dhe grante për bizneset shqiptare.

“Qendrimi ynë është negociata me qeverinë e SHBA për 0 tarifa. Kjo me kërkesën që qeveria amerikane do të na përgjigjet njëlloj. Le të mendojmë se qeveria amerikane nuk e plotëson këtë, ne do t’ju subvencionojmë. Do të bëjmë gjithçka me grante”, tha ai.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook