Detaje të reja mësohen në lidhje me vrasjen e ndodhur këtë mbrëmje në Pllanë të Lezhës.
Këtë mbrëmje, u ekzekutua pranë lokalit të tij, babai i Roan Brahimit, Gjovalin Prendi, 65 vjeç.
Gazetari Igli Çelmeta raporton për Arena e Lajmit se lokali i Prendit është sulmuar dy herë gjatë vitit 2020.
Lokali është sulmuar njëherë me eksploziv dhe njëherë me armë zjarri. Në atë kohë, nga këto sulme, pati vetëm dëme materiale.
(Arena e Lajmit)