Një atentat me armë zjarri tronditi mbrëmjen e sotme Tiranën. Pranë rrethrrotullimit të Shkozës u qëllua me breshëri plumbash një automjet tip G Class ku për pasojë mbetën të plagosur Arens Stafa, 34 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, të cilët janë të dëmtuar në dorë dhe krah, Dior Demiraj, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç.
Dy të fundit i janë nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale te Spitali i Traumës.
Në foton më poshtë është automjeti G Class me targa AB 002 MD, që u qëllua me breshëri plumbash.

Tre prej të lënduarve janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa i mituri 11-vjeçar paraqitet në gjendje më të rëndë.
Dyshohet se makina ku udhëtonin të plagosurit është qëlluar nga një tjetër automjet në lëvizje.
Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa autorët mbeten të paidentifikuar.
()