Genc Burimi: Pasaporta europiane varet nga Europa, jo nga PS! Nëse partitë e vogla marrin 1 deputet, do ishte pozitive

Analisti Genc Burimi, në një intervistë me Skype në News 24 tha se pasaporta europiane, premtimi i PS-së varet nga Europa dhe jo nga Partia Socialiste.

“Nuk imagjinohet dot në Perëndim, që kryeministri të marrë një buf në zyrë dhe të shajë opozitën. Pjesa tjetër më duket normale. PS premton pasaportën europiane, por kjo nuk varet nga Rama, por varet nga Europa dhe Europa e 2030 nuk dihet si do të jetë. Pasaporta europiane varet nga Europa, jo nga PS-ja. Duhej një narrativë për PS-në dhe narrativa ishte pikërisht pasaporta europiane. Ka mundësi që BE mund të zgjerohet, pasi Bashkimi Europian dëshiron që të mbajë larg Rusinë. Kjo shërbeu për maskë për Ramën, duke qenë se nuk ka program”, tha Burimi.

Më tej, Burimi shtoi se nëse partitë e vogla marrin një deputet, kjo do të ishte pozitive.

“Opozita është e fragmentizuar. Nëse partitë e vogla marrin një deputet, është pozitive. Shikoni Lulzim Bashën që është harruar. Basha kishte popullaritet fiktik. Ai kishte peshë sa kohë që ishte me siglën e PD-së. Por, nuk vlen Basha sot as edhe një deputet. Shqipëria dominohet nga sistem dypartiak dhe është e vështirë të çash dypartizmin. Partitë e reja në Europë dalin sepse kanë ofertë të veçantë, ndërsa partitë e reja në Shqipëri nuk kanë gjë të veçantë.  Nëse SPAK do reagonte për atë që ndodh, duhet të reagonte kur Rama mblodhi në sheshin Skënderbej punonjësit e Bashkisë së Tiranës”, deklaroi Burimi.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook