“I thatë bandit e kriminel njëri-tjetrit”/ analisti përplaset me Tabakun: E mbuluat situatën në PD, duhet të sqaroni qytetarët

Analisti Fitim Zekthi, i ftuar në emisionin “Open” në Neës24, i ka kërkuar kandidates së PD, Jorida Tabaku, që të flasë me qytetarët dhe për situatën e brendshme të PD të 3 viteve më parë, ku fraksionet sipas tij, brenda opozitës shkaktuan deri dhe përplasje fizike mes njëri-tjetrit.

“Nëse ti je zënë me leva dhe tulla dhe sot thua s’ka ndodhur asgjë, kjo s’ka kuptim. Kur i thua kriminel dhe pastaj thua e besoj, jemi bashkë, qytetari s’të beson.

PD nuk e sqaroi dot këtë gjë, i thanë njëri-tjetrit kriminel e bandit dhe hynë në fushatë duke e mbuluar këtë gjë që ndodhi brenda saj”, tha analisti Zekthi.

Ndërsa kandidatja e PD në listën e hapur të koalicionit “Shqipëria Madhështore” Jorida Tabaku tha se nuk duhet të fokusohemi tek debati por te programi ekonomik.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook