INTERVISTA/ “Gjithçka e mundur, skuadrat e duan skemën e “Final Four”, Starova: Tirana e kontradiktave në rrezik, analiza ime për skuadrat e mëdha (VIDEO)

Nga gara për mbijetesë që mbetet e ashpër, deri tek “lufta” për Final Four, llogaritë në Superiore mbeten të hapura. Teksa jemi dy javë para fundit të kampionatit, shumë pikëpyetje mbeten ende për t’u zgjidhur. I mirënjohuri Sulejman Starova, në një intervistë për Sport News në News 24, bëri analizën e tij, në bisedën me gazetaren Trevisa Tufa.

 

 

Përpara se të analizojmë garën në këtë  fund sezoni të rregullt, kam dy pyetje shkurt, që kanë qenë temë e fortë debati, e para, a po luhet ndërshëm profesor, a ka aleanca?

Në çdo vend të Europës ka marrëveshje, edhe media nuk reagon shumë. Për shembull kur iu duhen një pikë, nëse të kujtohet Danimarka me Suedinë që bënë atë 2-2 e famshëm. Ne duhet të jemi të kujdesshëm përderisa nuk kemi fakti.

Ky është sezoni i dytë që po aplikohet skema final-four, në këndvështrimin tënd, a i ka përmbushur pritshmëritë, a duhet vijuar me këtë skemë?

Jemi dy javë para fundit dhe ende nuk e dijmë se kush do dali e para, kush do luajë në “Play out” dhe kush do dali direkt. Duke iu referuar faktit tjetër, në Final Four me dy takime shkon në finale dhe ti mund ta humbësh kampionatin, këtu shikoj si defekt ekipin që ka udhëhequr gjithë kohës. Më e keqja është kur udhëheq me distancë pikësh, jo si sivjet që vendi i parë po diskutohet akoma. Unë mund të them se në Final Four, shumica e skuadrave e pëlqejnë këtë lloj skeme, sepse duke marrë pjesë te vendi i katërt, 3-të apo edhe tek i dyti, këto kanë mundësi që të dalin kampion.

Starova luhet për biletën e fundit në “final-four”, kush shkon mes Partizanit dhe Elbasanit, përplasen kokë më kokë në javën e fundit…

Atë biletën nuk e gjejmë dot. Kjo është bukuria e asaj që folëm deri tani. Partizanin po e bezdis Elbasani. Partizani luan me Bylis në Ballsh, Elbasani ka ndeshjen tjetër, ndërkohë që është Kupa e Republikës, ku Partizani është në avantazh pasi ka ftuar 1-0. Nuk është pak.

A mjafton vetëm Gega për të shpëtuar sezonin e Partizanit, a mundet Partizani të fitojë një nga dy trofetë?

Trajneri ka marrë një gjë përsipër, ka ardhur në fund të kampionatit. Normalisht Partizani kërkon kampionatin dhe kupën, i ka të detyrueshme. Është e ngjeshur koha, ka lodhje fizike dhe mendore.

Ka një ndeshje të fortë me Bylis. Gjithë fokusi te Partizani, dhe te ne që komentojmë, është te ajo ndeshje.

Mqs jemi te favoritët, mes Egnatias, Vllaznisë dhe Dinamos, kë sheh favorit për titull Starova, cila skuadër të bind më shumë?

Egnatia ka ardhur në rritje. Unë them se është më mirë sivjet, se vjet. Sa i takon Dinamos, dinamovitët kanë ardhur gjithashtu në rritje dhe kanë bërë sezon pozitiv. Vllaznia është ekip i ka numrat për të dalë kampion, ka patur oshilacionet e veta. Ka marrë një bonus moral në ndeshjen e fundit ndaj Dinamos.

Mqs jemi këtu, Dinamo psh ka katër ndeshje radhazi që nuk fiton, a mund të ndikojë kjo fikje për fazën finale, a mund ta kapi menjëherë më pas formën optimale?

Ajo që ndikon më shumë është mungesa e lojtarëve, ka patur shumë lojtarë të dëmtuar. Unë nuk mendoj se fillimi i gjysmëfinaleve do të jetë “zjarr”. Kur ke gjithë ekipin e plotë, është gjë e mirë.

 Starova një garë e fortë dhe komplekse luhet për mbijetesë, e prisje Tiranën në këtë pikë, në garë për  të mbijetuar, më thuaj të drejtën, e sheh të rrezikuar, luan kundër Teutës dhe Dinamos në dy sfidat e fundit….

E tregon klasifikimi që Tirana është në vështirësi. Ajo që bie në sy nga ana teknike, Tirana është kontradiktore, sa i takon golave të shënuar.Është alogjike ta shikosh të vuash dhe të luftojë për mbijetesë, kur ka shënuar kaq shumë gola.

Është skuadër që gjithashtu ka pësuar shumë gola. Tirana ka këtë tregues negativ. Mendoj se pas kësaj jave, mund të bëjmë ndonjë parashikim.

(J.S/)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook