Jorida Tabaku mesazh për diasporën shqiptare: Votoni për një Shqipëri të drejtë, për një ekonomi që punon për familjet tuaja!

Jorida Tabaku me mesazh për diasporën shqiptare: “Votoni për një Shqipëri të drejtë, për një ekonomi që punon për familjet tuaja!”

Kandidatja për deputete në listën e hapur të Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, i është drejtuar me një mesazh të drejtpërdrejtë dhe të fuqishëm diasporës shqiptare, duke e konsideruar si një mundësi historike për të vendosur fatin e Shqipërisë në zgjedhjet e 11 majit.

Në një video-mesazh drejtuar bashkatdhetarëve jashtë vendit, Tabaku theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së diasporës në vendimmarrjen politike dhe përfaqësimin e saj real në Parlamentin e ardhshëm.

“Europa për mua nuk është një slogan, as retorikë politike. Europa është një besim – një rrugë që do ta çoj përpara çdo ditë në Parlament,” deklaron Tabaku, duke shprehur angazhimin e saj për një Shqipëri me standarde europiane në ekonomi, arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë.

Kandidatja e listës së hapur të PD nënvizoi se diaspora ka fuqinë të vendosë se kush do të jetë zëri i saj në Kuvend dhe se kjo është një mundësi për të kontribuar në ndërtimin e një Shqipërie që funksionon për qytetarët e vet.

“Me besimin tuaj, me votën tuaj, nesër për një Shqipëri Europiane. Votoni Partinë Demokratike. Votoni për familjen shqiptare. Votoni për ndryshimin e një sistemi që nuk punon për shqiptarët,” përfundon mesazhin Tabaku, duke shënuar një tjetër moment kyç në fushatën e saj zgjedhore që po merr mbështetje të gjerë nga shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.

“Diaspora Shqiptare ka mundësinë historike për të vendosur për të ardhmen e Shqipërisë. Diaspora Shqiptare ka mundësinë historike të vendosë se kush do të jetë zëri i tyre në Parlamentin e ardhshëm. Ka mundësinë që të vendosë për një ekonomi europiane, për një familje të shëndetshme, shqiptare, për standarde europiane në arsim e shëndetësi, infrastrukturë e në energji, Sepse për mua, Europa nuk është as një slogan e as retorikë politike, Por Europa është besim, një besim që do e çoj përpara çdo ditë në parlamentin e ardhshëm. Me besimin tuaj, me votën tuaj, nesër për një Shqipëri Europiane, votoni partin demokratike”, tha Tabaku.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook