Klevis Balliu takime me qytetarët në Njësinë 14: Prioritet absolut, çerdhe, kopshte dhe shkolla për çdo lagje

Kandidati i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, gjatë një takimi me banorët e Njësisë nr. 14 në Tiranë, ka vënë theksin te mungesa e infrastrukturës arsimore në këtë zonë, duke e cilësuar një emergjencë sociale që kërkon zgjidhje të menjëhershme.

“Sot pata kënaqësinë të takohem me qytetarët e Njësisë 14, të cilët denoncuan në mënyrë masive mungesën e çerdheve, kopshteve dhe shkollave në zonën e tyre. Është e papranueshme që në vitin 2025 fëmijët të mos kenë institucione arsimore bazë pranë shtëpive të tyre,” u shpreh Balliu në një postim në Facebook.

Ai premtoi se Partia Demokratike do të dyfishojë buxhetin për arsimin, duke garantuar që çdo njësi administrative të ketë çerdhe, kopshte dhe shkolla funksionale.

“Investimi në arsim do të jetë prioritet absolut. Kjo nuk është vetëm një çështje infrastrukture, por një angazhim për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe dinjitetin e familjeve shqiptare,” shtoi Balliu.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook