Lapaj takim me personat me aftësi të kufizuara: Shoqëria që nuk kujdeset për më të dobëtit është e dështuar

Kryetari i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, zhvilloi sot një takim me përfaqësues të personave me aftësi të kufizuara, ku theksoi nevojën urgjente për një qasje të re sociale dhe politike ndaj kësaj shtrese të shoqërisë.

Në fjalën e tij, Lapaj theksoi se personat me aftësi të kufizuara përfaqësojnë kategorinë që ka nevojën më të madhe për përkujdesje dhe mbështetje. Ai deklaroi se misioni i forcës që përfaqëson është pikërisht të sjellë një ndryshim rrënjësor në mënyrën se si shteti dhe shoqëria i trajtojnë më të pambrojturit.

“Kategoria që ju bëni pjesë është ajo që ka nevojën më të madhe për shoqërinë. Ne jemi në këtë rrugë për të bërë një ndryshim shumë të madh,” u shpreh Lapaj. “Shoqëria që nuk kujdeset për ata që janë më të dobëtit e saj është një shoqëri e dështuar. Shoqëritë e suksesshme kujdesen për ata që i përkasin kësaj shtrese.”

Ai premtoi se “Nisma Shqipëria Bëhet” do të mbulojë në programin e saj përmirësimin e jetës së personave me aftësi të kufizuara, duke garantuar dinjitet, mbështetje dhe akses të barabartë në shërbime publike.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook