Drejtuesi i qarkut të Elbasanit për PS-në në zgjedhjet e 11 Majit, Arbjan Mazniku, i ftuar në studion e News 24, komentoi edhe burgosjen e Erion Veliajt.
Mazniku tha se Veliaj është mik i tij i afërt, duke shtuar se çështja tashmë i takon drejtësisë. Ai shtoi se PS është fokusuar për momentin tek zgjedhjet.
“Nuk kam biseduar me Veliajn, kam biseduar me familjarë të tij. Rama ka pasur qëndrim të qartë për këtë çështje. PS ka mbajtur pozicion të ekuilibruar qartësisht, për një proces të drejtë. Veliaj është mik i imi, por drejtësia duhet të bëjë punën e saj, ai ka betejën e tij. Nuk kam çfarë të shtoj nga pozicioni që ka mbajtur kryeministri. Nuk e di kush është Nesti Angoni, nuk merrem me thashetheme. Garancia e drejtësisë së re është PS”, deklaroi Mazniku.