“Ministresha me luks të verbuar, do u konfiskojmë vilat”/ Berisha paralajmëron bandat kriminale: Vend në tokë nuk do keni, do t’ju kapim dhe në shpellat më të thella

Nga qyteti i Beratit, Sali Berisha dha një tjetër deklaratë të fortë në kuadër të fushatës zgjedhore, duke lëshuar paralajmërime të drejtpërdrejta ndaj grupeve kriminale që, sipas tij, po përpiqen të ndikojnë procesin zgjedhor të 11 majit përmes frikësimit të qytetarëve.

Në një fjalim të mbajtur përpara mbështetësve të tij, Berisha akuzoi ashpër ato që i quajti “eksponentë të qeverisë dhe përfaqësues të strukturave kriminale të lidhura me pushtetin”, duke i cilësuar si rrezik serioz për lirinë e votës dhe demokracinë në vend. Berisha tha se çdo kriminel zgjedhor do kapet e do dërgohet para drejtësisë.

“Edhe këtu nga Berati dua t’u them kockave mafioze, ushtarë të të keqes së Edi Ramës që si hije të zeza rendin për të frikësuar qytetarët: Mbi tokë vend nuk do të keni, në shpellat më të thella po të futeni do t’ju kapim dhe do t’ju përplasim para ligjit, ju dhe Edi Ramën, ju dhe Taulant Ballën, ju dhe ata që ju ndërsejnë kundër qytetarëve. Harrojeni ju se ka gjë më të fortë se ligji, më të fortë se qytetari. Dijeni mirë se secili prej jush që do implikohet në intimidimin e qytetarëve për zgjedhjet do të shpallet organizatë terroriste. Pastrimi i shtëpisë kërkon që ky luks i verbuar i ministrave që dalin në shesh si me qenë sulltanesha e Zuzulandit, me aksesorë që kushtojnë dhjetëra mijëra euro që me rrogat e tyre nuk i shohin as në ëndërr, jo më t’i blejnë. Kontot bankare, vilat dhe hotelet ku t’i kenë do konfiskohen, do vendosen para ligjit,” tha Berisha.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook