Operacion anti-drogë në Itali, 6 të arrestuar. Mes tyre shqiptarë

7 kg marijuanë, 150 gram kokainë, 100 gram hashash dhe 51 mijë euro cash. Është ky rezultati i një operacioni të gjerë të quajtur “Papi”. Një aktivitet hetimor i nisur nga Skuadra Lëvizëse e Komisariatit të Policisë Pordenone që prej vitit 2023.

Të mërkurën, më 16 prill, gjyqtari hetues i Gjykatës së Pordenones lëshoi masa sigurie personale dhe urdhra kontrolli lokal e personal ndaj gjashtë personave me kombësi dominikane, shqiptare dhe italiane. Masat u morën falë bashkëpunimit të Policisë së Shtetit.

Ndaj tyre janë ngritur 64 akuza për atë që cilësohet si shoqatë kriminale e fokusuar në tregtimin e drogës. Të dyshuarit, banorë të zonës së Pordenones, janë përgjegjës për blerjen dhe shitjen e një sasie të konsiderueshme kokaine. Prokuroria gjithashtu ka identifikuar rrezikun e përsëritjes së krimeve duke qenë se sjellja e gjashtë të dyshuarve ishte evidente gjatë gjithë hetimit.

Dy persona u kontrolluan dhe iu nënshtruan masave në Perugia falë kontributit të personelit lokal të Skuadrës Mobile. Një tjetër, i gjurmuar në shtëpinë e tij në Fontanafredda, do të duhet të raportojë periodikisht në selinë e Policisë Gjyqësore. I dyshuari i katërt që u gjet në shtëpinë e tij në Vajont u urdhërua të qëndronte në shtëpi. Për dy të tjerët, të cilët janë të pagjurmueshëm, do të kërkohet një urdhër-arresti ndërkombëtar.

Masat janë rezultat i një veprimtarie hetimore të kryer nëpërmjet aktiviteteve të kontrollit territorial. E gjithë kjo na ka lejuar të identifikojmë një grup kriminal aktiv në provincën e Pordenones. Gjatë hetimeve u kryen shtatë arrestime në flagrancë dhe u konstatuan 1500 shitje droge.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook