Nga Dibra, në takimin elektoral në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 11 majit, kryesocialisti Edi Rama i ka bërë thirrje qytetarëve të investojnë sepse me investimet në infrastrukturën rrugore, shumë shpejt çmimet në Dibër do ti afrohen Tiranës.
Rama tha se “tani keni mundësi të shkoni në Tiranë, të dilni në Durrës të shkoni në Pogradec, ne po punojmë dhe për atë pjesën tjetër të Burrelit dhe Rrëshenit dhe shumë shpejt do të mbyllim rrugën e Lurës”.
“I thashë disa dibranëve aty dhe 5 vjet kohë ka për të blerë prona në Dibër, pas 5 vitesh ky vend do të ketë çmimet e Tiranës sepse do të jetë një zonë e gjelbër e Tiranës. Është koha që gjithë dibranët që kanë napolona si ato të Dine Hoxhës mënjanë të investojnë”, tha Rama.
Edi Rama: Para se të vinim këtu shkuam pamë si po mbyllen punimet tek rruga e Cerenecit, tani keni mundësi të shkoni në Tiranë, të dilni në Durrës të shkoni në Pogradec, ne po punojmë dhe për atë pjesën tjetër të Burrelit dhe Rrëshenit dhe shumë shpejt do të mbyllim rrugën e Lurës. I thashë disa dibranëve aty dhe 5 vjet kohë ka për të blerë prona në Dibër, pas 5 vitesh ky vend do të ketë çmimet e Tiranës sepse do të jetë një zonë e gjelbër e Tiranës. Është koha që gjithë dibranët që kanë napolona si ato të Dine Hoxhës mënjanë të investojnë.
()