“Prozhektorët nga jashtë janë përqendruar në këto zgjedhje”, Berisha paralajmëron: Organizatat që kryejnë krime zgjedhore do të shpallen terroriste

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë një deklaratë të fortë gjatë një konference me gazetarët të mbajtur në selinë e PD-së, ku foli për zgjedhjet vendore të 11 majit dhe garancitë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Berisha theksoi se vëmendja ndërkombëtare është përqendruar tek Shqipëria: “Nuk ka më sy të mbyllur për zgjedhjet këtu. Prozhektorët e Evropës dhe miqve tanë kudo janë përqendruar në këto zgjedhje.”

Ai njoftoi se Partia Demokratike ka dorëzuar një listë me emra konkretë të individëve që, sipas tyre, janë përfshirë në krime zgjedhore, duke kërkuar që veprimet e tilla të konsiderohen si krime të rënda.

Më tej, Berisha paralajmëroi një ofensivë të gjerë politike dhe diplomatike ndaj atyre që cilësoi si organizata kriminale të angazhuara në manipulimin e votës:
“Do të bëjmë çdo gjë për t’i shpallur organizata terroriste jo vetëm në Shqipëri, por edhe duke lobuar në Evropë dhe SHBA që të konsiderohen të tilla edhe atje.”


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook