“Rama zhduku 130 mln euro për djegësin e Tiranës”/ Berisha në Berat: Harxhoi 21 mln euro për udhëtime, do kthejmë paratë tek ju

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një fjalimi në Berat, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar atë për zhdukjen e 130 milionë eurove për ndërtimin e djegësit të Tiranës, një projekt që, sipas tij, ka përfunduar pa asnjë rezultat.

Berisha theksoi se paratë e shpenzuara për këtë projekt kanë përfunduar në llogaritë e Ramës dhe Veliajt, duke e cilësuar këtë një krim të shëmtuar. Ai gjithashtu ka denoncuar shpenzimet e larta të qeverisë, përfshirë 21 milionë eurot që Rama ka harxhuar, sipas tij, vetëm për udhëtime.

Berisha premtoi se Partia Demokratike do t’i kthejë paratë tek qytetarët dhe do të realizojë ndryshime të mëdha në sektorin e arsimit, duke premtuar rroga më të larta për mësuesit dhe ulje të tarifave për universitetet.

Kreu i PD Sali Berisha në Berat: Rama, të zhdukësh 130 mln euro për djegësin e Tiranës dhe mos ketë nam e nishan për këtë djegës dhe paratë kanë përfunduar në llogari të Ramës e Veliajt, është krim i shëmtuar, janë mbi 812 mijë pensione. Të hapësh shishen e verës 33 mijë euro, nuk ndodh askund. Rama, 21 milionë euro ka harxhuar vetëm për udhëtime. Filozofia jonë është e thjeshtë, të kthejmë paratë te ju. Ne premtojmë se rroga e mësuesit do të jetë 1500 euro, arsimi nuk do ketë shkurtime në personel, do shkurtohet numri i nxënësve në klasa. Mesatarja për universitet hiqet. Tarifat në universitet do hiqen fare ose do jenë modeste. Do kthejmë arsimin madhështor, bujqësinë madhështore dhe shëndetësinë madhështore.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook