Kryeministri Edi Rama, gjatë një vizite në Peshkopi, ka folur për transformimin infrastrukturor të zonës dhe potencialin turistik të Dibrës.
Ai kujtoi me humor peripecitë e rrugës së vjetër që të çonte në Dibër, duke thënë se “vetëm kur e mendoja më dhembte koka”. Rama theksoi se me përmirësimin e infrastrukturës, veçanërisht në drejtim të Lurës, kjo zonë do të shndërrohet në një destinacion turistik të ngjashëm me Thethin, duke sjellë një vërshim turistësh në zonë.
Edi Rama në Peshkopi: Më përpara, kur më thoshin që të ka ardhur radha për të ikur në Peshkopi, më dhembte koka një ditë para se kush e bën atë rrugë. Nuk mbaronte dhe kur të dilte shpirti, dilte Burreli. Pastaj vazhdoje dhe futeshe në Klos. Pastaj dilte qafa e Buallit, qafa e Bufit. Pastaj vinte Bulqiza, vinte Shupenza. Lura kur të shkojë rruga tamam, do bëhet Thethi i Dibrës. Që kur është hapur Murrizi, turistët kanë vërshuar në Dibër e do vërshojnë më shumë.
(Arena e Lajmit)