Skenë si në filma/ U bllokuan në kanionet e Nivicës, policia: 7 turistët spanjollë u lokalizuan me dron (Pamje nga operacioni)

Më datë 16.04.2025, në vendin e quajtur “Ujëvara e Peshturës”, 7 turistë spanjollë që po eksploronin zonën, duke zbritur me litar në thellësinë e kanionit të Nivicës, kanë mbetur të bllokuar në kanion, për shkak të terrenit shumë të vështirë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe shërbimet zjarrfikëse, janë nisur në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët. Fillimisht, ata kanë kontrolluar zonën me dron dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve, në kanionin e Nivicës.

Pas disa orësh operacion kërkim-shpëtimi, në një terren shumë të vështirë dhe të rrezikshëm, shërbimet e Policisë, si rezultat i punës së mirorganizuar dhe i bashkëpunimit me shërbimet zjarrëfikëse, kanë bërë të mundur nxjerrjen e 7 turistëve spanjollë, nga terreni i vështirë ku kishin mbetur të bllokuar.

Turistët janë transportuar nga shërbimet e Policisë dhe janë akomoduar në një bujtinë, në fshatin Dukaj, në gjendje të mirë shëndetësore. Ata kanë falënderuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet e tjera, për përkushtimin dhe humanizmin e treguar, si dhe për ndihmën e dhënë në kohë rekord.

Policia e Gjirokastrës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook