Tabaku: Premtimi i Ramës për pasaportën e BE nuk do realizohet! Shqipëria larg standardeve të Bashkimit Europian

Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Tiranë, Jorida Tabaku, tha në emisionin Open në News24 se premtimi i kryeministrit Edi Rama për pasaportën europiane është i parealizueshëm.

Sipas saj, Shqipëria është ende larg përmbushjes së standardeve të Bashkimit Europian dhe përdorimi i këtij premtimi është vetëm “tepsia e radhës” në fushatën elektorale të PS-së. Tabaku theksoi se qytetarët duhet të bëjnë bilancin e premtimeve të pambajtura nga mazhoranca dhe se Partia Demokratike po fokusohet në çështje konkrete si ekonomia dhe zhvillimi i vendit.

Jorida Tabaku:  Sot qytetarët shqiptarë kanë një bilanc për të bërë, PS nuk mbajti premtimet. PD po bën mirë që po flet për ekonominë. Rama flet për pasaportën e BE dhe është thjesht ‘tepsia e radhës’. Edi Rama nuk ka për të fituar prapë. Pasaporta e BE nuk ka për t’u realizuar. Kjo, sepse Kroacisë i janë dashur tetë vite për pasaportën e BE-së. Shqipëria nuk ka standardet e Bashkimit Europian. PD ka një miks edhe të atyre që ishin, por edhe të figurave të reja.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook