“Trump nuk e ka në agjendë Shqipërinë në këto momente”, Murati: Nuk do të ndikojë SHBA as në tri javët e ardhshme

Gazetari dhe analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Open” në Neës24 të moderuar nga Eni Vasili, me temën “A ka rol Amerika në zgjedhjet e 11 majit”, u shpreh se Trump nuk e ka në agjendë për momentin Shqipërinë.

Ka pasur gjithmonë rol Amerika në Shqipëri. Kishte një pritshmëri për heqjen e Non Gratës. E pritën me entuziazëm demokratët, por nuk mund të ndryshojë gjë.

Duket se për momentin Trump nuk e ka në agjendë aspak Shqipërinë apo çështje që lidhen me vendin tonë. Mjafton të përmendim faktin se nuk ka të emëruar ambasador në Shqipëri.

Nuk besoj se do të ndodhë ndikimi amerikan as në tri javët e fundit të kësaj fushate, pasi administrata e Trump nuk ndërhyn në zgjedhje.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook