A do të ndikojë Kryemadhi në fitoren e Metës në Tiranë? Haxhinasto: Rezultati për Metën në 11 maj varet nga qytetarët

Kryetari i Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë, Edmond Haxhinasto, i ftuar në emisionin “Log” në News24, i pyetur për një rikthim të mundshëm të Monika Kryemadhit në parti, u shpreh se ndryshimet statutore do të respektohen.

Sa i takon ndikimit të saj në fitoren e Metës në Tiranë, si kandidat në listën e hapur në Tiranë, për koalicionin “Shqipëria Madhështore”, Haxhinasto tha se rezultati për Ilir Metën do të jetë në dorë të qytetarëve.

Edmond Haxhinasto: Për rastin konkret kryesia e PL i kërkoi zyrtarisht zotit Meta të jetë i dytë në listën e mbyllur të kandidatëve për deputetë, por nuk u pranua nga ai.

Argumentimi ka qenë shumë parimor, i qartë. Zoti Meta ka qenë ndër ata që kërkuan të mos mbylleshin listat dhe partitë të mos ktheheshin në parti të kryetarëve. Në këtë sistem vlerash, Meta mori vendimin që të shkojë në parlament vetëm nëse është vullneti i qytetarëve.

Sa i takon rikthimit të Kryemadhit në Partinë e Lirisë, në konventën e kaluar janë bërë disa ndryshime statutore që kanë rregulluar çështjen e përfaqësimit të grupeve, individëve të caktuar.

Dispozitat statutore do të respektohen.

()

 


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook