Agron Shehaj në supermarket: Mjaftojnë 200 milionë euro në vit, që pensionistët të marrin minimalisht 300 euro në muaj

Nga kasa e një supermarketi në Tiranë, Agron Shehaj theksoi se shprehja e qeverisë se “nuk ka para” për rritjen e pensioneve është një mashtrim. Sipas tij, me vetëm 200 milionë euro më shumë nga buxheti i shtetit, mund të garantohet një pension minimal prej 300 eurosh në muaj për çdo pensionist.

“Nuk ka para për të rritur pensionet, është një gënjeshtër e madhe. Të rritësh pensionet me 10% në vit, kushton vetëm 100 milionë euro. 100 milionë euro ka marrë vetëm Beqaj. T’ia çosh nga 100 në 200 euro, kushton vetëm 100 milionë euro të tjera. Me 200 milionë euro, të ardhurat e pensionistëve kalojnë në 300 euro.” – u shpreh kreu i partisë Mundësia.

Në vijim të iniciativës së tij për të qenë sa më pranë qytetarëve të zakonshëm, kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka marrë për një ditë rolin e një shitësi në një supermarket të kryeqytetit, as angazhimeve të mëparshme si punëtor në furrë buke, taksist dhe kamarier.

Partia Mundësia garon për herë të parë në këto zgjedhje dhe mban numrin 10.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook