“Angazhimi im politik, për të sjellë një ndryshim të thellë në Shqipëri”, Gecaj: Programi i PD-ASHM, zgjidhje për të gjitha shtresat

Kryetari i Partisë Lidhja Demokristiane Shqiptare, Mhill Gecaj, i ftuar në studion e News24, foli për angazhimin e tij në zgjedhjet e 11 majit, ku garon në koalicion me Aleancën për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM). Gecaj, i cili ka një eksperiencë të gjatë në politikë dhe shërbimin shëndetësor, shpjegoi motivimin e tij për të hyrë në politikë pas 34 vitesh përvojë.

Ai theksoi se, përtej karrierës së tij si mjek dhe angazhimit të tij si këshilltar bashkiak, ka marrë një mision të ri në këtë moment të jetës së tij. “Në vitin 1990, si student i dhjetorit, luftuam për largimin e regjimit dhe ky mision për mua është një vazhdim i atij angazhimi, për të sjellë përvojën time shëndetësore në politikë,” u shpreh Gecaj.

Për Gecajn, situata e tanishme në Shqipëri është e ngjashme me atë të periudhës së kaluar, përveçse, siç theksoi ai, “nuk burgoset më për fjalën e lirë”.

Ai u bëri thirrje shqiptarëve që të bëjnë ndryshimin e duhur në zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se programi i koalicionit është i detajuar dhe ambicioz, duke përfshirë të gjitha shtresat e shoqërisë dhe fushat e nevojshme për zhvillimin e vendit.

“Për Shqipërinë, ky është momenti për një ndryshim të madh. Nëse shqiptarët nuk bëjnë këtë ndryshim, gjithçka do të bëhet më e vështirë për t’u ndryshuar,” tha Gecaj, duke shtuar se koalicioni ka një plan të qartë dhe një angazhim për të sjellë zhvillimin dhe progresin që Shqipëria ka nevojë.

“Në 34 vite kam qenë pjesë aktive e politikës në disa funksione, por në këtë moment kam marrë një mision përtej misionit të mjekut. Eksperienca ime në shërbim si mjek dhe funksione të tjera të shërbimit shëndetësor më ka shtyrë të marrë këtë mision, të lënë përgjysmë në vitin 1990, si student i dhjetorit kur luftuam për largimin e regjimit.
E them me keqardhje se jemi në situatë thuajse të njëjtë, përveçse nuk burgosesh për fjalën e lirë. Unë kam marrë një mision që kontributin tim dhjetëra vjeçar në mjekësi ta sjell në politikë. Unë kam qenë këshilltar bashkiak në Tiranë për 4 vite ku kam dhënë kontributin tim.
Nëse në 11 maj shqiptarët nuk bëjnë ndryshimin e madh gjithçka bëhet e vështirë për t’u ndryshuar Programin e kemi, një program ambicioz që nuk ka ekzistuar në këto 34 vite. Është i detajuar dhe mbulon të gjitha shtresat e shoqërisë dhe fushat”, tha ai mes të tjerash.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook