Atentati në Tiranë! Djemtë e plagosur të pronarit të ‘Pelikani Security’ dërgohen për mjekim të specializuar jashtë vendit

Të tjera detaje mësohen për atentatin e ndodhur një ditë më parë në Tiranë.

Përpos 17-vjeçarit Marko Bardhi Demiraj, që u nis më herët për kurim jashtë vendit, gazetari Igli Çelmeta raporton për se, është nisur për kurim jashtë shtetit edhe 11-vjeçari i plagosur, Dior Demiraj. Ata janë djemtë e pronarit të “Pelikani Security”, Vesel Demiraj.

Gjendja e 11-vjeçarit paraqitet e rëndë. Kujtojmë se një seri plumbash u lëshuan drejt makinës të disa të rinjve, drejt shtetasve Arens Stafa, 34 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, Dior Demiraj, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç,

Dyshohet se autorët kanë ngatërruar objektiv, ndërsa hetimet për ngjarjen vijojnë. Ka dyshime se objektiv ka qenë gruaja e Roan Brahimit, por se autorët kanë ngatërruar mjetin e vendosur në “shënjestër”. Kujtojmë se Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë një vit më parë, ndërsa po mbrëmë iu vra babai. Ai ishte rival i Ervis Martinaj, i zhdukur më 2022.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook