Dhunuan një vajzë, dy shqiptarë dënohen me 18 vjet burgim në Britani

Dy shtetas shqiptarë janë dënuar me nga nëntë vjet burg secili nga Gjykata e Leicester Crown në Britaninë e Madhe, pasi u shpallën fajtorë për përdhunimin e një gruaje në shtëpinë e saj, në tetor të vitit 2023.

Ngjarja nisi pasi viktima ishte takuar me njërin prej autorëve, Redjon Cenaj, në një klub nate në Leicester. Më pas, ajo iu bashkua Mariglen Ferataj, i dyshuari i dytë.
Sipas pamjeve të siguruara nga kamerat e sigurisë , gruaja shihej qartësisht në një gjendje të rënduar dhe të pavetëdijshme, ndërsa Ferataj e ndihmonte për të hyrë në një taksi që më vonë i çoi në adresën e saj.

Sipas dëshmisë së shoferit të taksisë, viktima nuk ishte vigjilente për atë që po ndodhte dhe nuk kishte mundësi të kuptonte situatën, gjë që u konfirmua edhe nga oficerët hetues. Më pas, brenda banesës së saj dy shqiptarët e sulmuan seksualisht.

Redjon Cenaj, 22 vjeç, nga HMP Leicester, u shpall fajtor për dy akuza për përdhunim dhe një për sulm seksual. Ndërsa Mariglen Ferataj, 21 vjeç, banues në Beaufort Road, Leicester, u shpall fajtor për katër akuza për përdhunim dhe dy për dhunim.

Në dëshmitë e tyre, Ferataj pretendoi se marrëdhënia ka qenë me dëshirën e viktimës, ndërsa Cenaj mohoi të kishte pasur ndonjë kontakt seksual. Megjithatë, provat filmike dhe dëshmitë e tjera e kundërshtuan këtë pretendim, duke çuar në shpalljen e fajësisë për të dy.

Ngjarja ka shkaktuar reagime në opinionin publik në Leicester, ndërsa autoritetet kanë përgëzuar punën e kryer nga ekipi hetues dhe dëshmitarët që ndihmuan në zbardhjen e çështjes.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook