Italia shpresonte deri në fund të siguronte një vend të pestë në Champions League sezonin e ardhshëm, por eliminimi i Lazio-s zbehu përfundimisht këtë objektiv jetik për Serie A. Suksesi i Bodo/Glimt bëri që vendin e dytë në renditjen e UEFA-s për sezonin e ardhshëm ta marrë Spanja.
Zyrtarisht, La Liga do të përfaqësohet në sezonin e ri me 5 ekipe në Champions, kjo falë suksesit që arritwn Barcelona, Athletic Bilbao dhe Real Betis, me tre ekipet spanjolle që arritën të siguronin nga një biletë në fazën gjysmëfinale në Champions, Europa dhe Conference League.

Serie A pozicionohet tashmë në vendin e tretë në UEFA kjo pasi të gjithë ekipet gjermane u eliminuan në këtë fazë në turnetë e UEFA-s.
()