Kandidati i Opozitës në Qarkun e Tiranës, Grigels Muçollari u takua me banorë dhe tregtarë në pazarin e Luzit të Vogel të Rrogozhinës, dhe gjatë bisedave konstatohen problemet e mëdha që kanë sot qytetarët.
Një banor i zonës, veteriner në profesion thotë se shpopullimi është aq dramatik sa në fshatin e tij ka vetëm 3 lopë. Ushqehemi me qumësht dyqani, shprehet ai.
Tregtarët flasin për rënien e fuqisë blerëse. Pakkush ka mundësi të blejë 15 mijë lek të vjetra një bidon me mjaltë.
Një zonjë mundohet të shesë dy qese me speca për të jetuar, pasi pensioni 100 mijë lekë të vjetra nuk del.
Po ashtu, një e moshuar shet lule, pasi ka pension vetëm 55 mijë lekë të vjetra në muaj.
Disa qytetarë thonë se ende nuk kanë legalizuar banesat që kanë ngritur me shumë mund.
Kam që në 97, pohon një banor, që nuk kam marrë letrat e shpisë. Muçollari e siguron se aplikimi që ka bërë, dikumentat që ka dorëzuar do të njihen, dhe ai do të marrë letrat në 100 ditët e para të qeverisjes që vjen pas 11 majit. Pa asnjë kosto shtesë, pa asnjë pagesë.
Po ashtu, kandidati i PD u ka sqaruar angazhimin e PD që do të sjellë çrrenjosjen e varfërisë ekstreme me caktimin e minimumit jetik 200 euro në muaj. Që do të thotë pensionet nuk do të jenë më të ulëta se aq, dhe as ndihma ekonomike apo pagesat e papunësisë.
Po ashtu, rritja e fuqisë blerëse do të vijë nga rritja e pagave, nga çlirimi i ekonomisë, nga lehtësimi i taksave dhe detyrimeve.
Fermeri do të mbështetet nga një program që e subvencionon për aq sa prodhon, për aq krerë bagëtish sa ka.
()