Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë takimit elektoral në Kamëz, vuri theksin edhe njëherë te shpopullimi dhe te pensionet e ulëta. Lideri opozitar përsëriti edhe njëherë se nuk do të ketë pension më të ulët se 200 euro.
“Ne vijmë para jush për të parashtruar programin tonë, alternativë për t’u dhënë përgjigje problemeve që përjeton Kamza dhe Shqipëria. Probleme që e kanë bërë vendin të pajetueshme. Ata që u larguan nuk u larguan për pasuri apo që nuk donin vendin vendin, por ishin të pamundur për të jetuar.
Deri në vitin 2013, qytetarët e vendit paguheshin si në vendet e Ballkanit, por gjatë 12 viteve të ardhshme jemi të fundit. Ushqimet janë dyfishuar dhe trefishuar. Apartmentët e rinj janë bërë mollë e ndaluar.
Kjo qeveri injoroi pensionistin e Shqipërisë. Më 2013 një pensionist merrte mesatarisht 143 mijë lekë, por ishte njësoj me atë të rajonit. Ndërsa tani fqinjët marrin 400 euro, ndërsa te ne 57% marrin pension të pjesshëm dhe qesharak. Është 1/3 e popullatës, prandaj zotohem se çdo pensionist do të marrë jo më pak se 200 euro minimalja. Ndërsa Rama thotë po të rrisim pensionet biem në humnerë, do ta rrisim në 2030” – theksoi Berisha.
()