Kukës/ Policia Kufitare intensifikon kontrollet, arrestohen 4 persona

Policia Kufitare në Kukës, në bashkëpunim me strukturat hetimore përkatëse, ka finalizuar me sukses disa operacione të njëpasnjëshme, duke goditur tre raste të veçanta të veprimtarive të paligjshme.

Në kuadër të këtyre ndërhyrjeve janë sekuestruar një automjet i shpallur në kërkim ndërkombëtar, sasi të dyshuara të lëndëve narkotike.

Ndërkohë   janë ndaluar edhe 4 shtetas të cilët   njeri prej tyre tentoi të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, ndërkohë që ishte në kërkim për një vepër penale.

Njoftim:

D. N., 46 vjeç banues në Belgjikë, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorrike”, pasi ka tentuar të hyjë në Shqipëri, me një automjet tip “Mercedes Benz” që rezultoi se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Brukseli, në vitin 2021. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

A. D., 33 vjeç dhe D. T., 30 vjeç, të dy banues në Mal të Zi, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin u paraqitën në hyrje dhe kontrollit fizik ndaj tyre, u gjetën dhe u sekuestruan sasi të lëndës së dyshuar narkotike cannabis sativa. Veprime procedurale për këtë rast u kryen në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Kukës;

Gjithashtu, Policia Kufitare kreu veprimet administrative për V. N., 50 vjeç, banues në Pukë, që tentoi të kalonte në Kosovë, në mënyrë të parregullt. Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga Komisariatit i Policisë Krujë, që e kishte shpallur në kërkim shtetasin V. N., për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook