Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës pas një incidenti të ndodhur më datë 17 prill 2025, në zonën e “Rrethrrotullimit të Çoles”.
Sipas njoftimit zyrtar, i riu , ka kundërshtuar me dhunë një punonjës të Qarkullimit Rrugor gjatë kryerjes së detyrës.
Menjëherë pas ngjarjes, ndërhyrja e forcave të rendit bëri të mundur ndalimin e tij, ndërsa ndaj shtetasit tashmë rëndon akuza për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Njoftim:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasin A. Ll., 21 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 17.04.2025, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Çoles”, ka kundërshtuar me dhunë, gjatë kryerjes së detyrës, një punonjës të Qarkullimit Rrugor.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
()