Kandidati socialist Eldian Çepeli ka reaguar sot ndaj lajmit të rremë për të ashtuquajturin konflikt me Kryetarin e PS në Kavajë.
“Sot disa media pranë opozitës kanë shpërndarë një lajm të rremë ku shkruajnë se unë jam përfshirë në një konflikt me kryetarin e Partisë Socialiste Kavajë. Duke hedhur poshtë me neveri këtë shpifje të ulët që bëhet për arsye politike nga kundërshtarët, dua të sqaroj çdo qytetar të Kavajës dhe mbarë opinionin publik se: Unë nuk jam përfshirë në asnjë konflikt, fare, zero.
Me përgjegjësi të plotë morale dhe politike dhe si qytetar i Kavajës, unë do ta vijoj këtë garë elektorale për një fitore si asnjëherë tjetër të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste, sëbashku me strukturat e PS Kavajë.
Ne jemi një familje e madhe qytetare dhe politike dhe falenderoj çdo qytetar për mbështetjen pa rezerva!
Shpifjet e kësaj natyre tregojnë dëshpërimin e kundërshtarëve tanë në Tiranë, pasi ata e dinë rezultatin e tyre fatal, por nuk na ndalin kurrësesi në rrugëtimin tonë drejt 11 Majit historik drejt Shqipërisë Europiane. Puna në terren vijon.”, shkruan kandidati socialist Eldian Çepeli.