Parashikimi i motit për sot, 18 prill 2025

Një mase ajrore e freskët dhe e lagësht me origjinë Veriperëndimore do të sjellë në territorin shqiptar kushte të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezent që në orët e para të mëngjesit, ku në zonat Veriore dhe Qëndrore do të jenë në formë rrebeshi.

Orët e mesditës do të sjellin intervale të shkurta me kthjellime por gjatë pasdites pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar shira në të gjithë vendin sërish më të dukshme reshjet do të paraqiten në zonat veriore dhe pjesërisht në Qendër të territorit duke lënë Jugun me shira të dobët e lokalë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë renie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 7°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 25°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë e fortë paradite POR dobësohet gjatë pasdites, me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor. Për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgë deri në 4 ballë.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook