Ish-ministri i Financave në qeverisjen e PS, Arben Malaj i ftuar në skype në emisionin “Log” në News24, e ka cilësuar premtimin e PD për rikthimin e taksës së sheshtë 10 përqind, si vrasje për stabilitetin financiar.
Malaj tha se në 2007, kur PD mori këtë vendim, edhe FMN e cilësoi dështim taksën e sheshtë, pasi sipas saj, me taksën 10 përqind, buxheti u ndodh në situatë kritike.
“Me taksën e sheshtë 10%, niveli i deficitit buxhetor manipulohet duke mos bërë tvsh, dhe PD i përdori duke goditur biznesin”, tha ish-ministri Arben Malaj.
Ndërsa koordinatori për programin ekonomik në PD, Dorian Teliti, theksoi se taksa e sheshtë, është konsideruar sukses pasi shqiptarëve u mbeten më shumë para në xhep.
Dorian Teliti: Taksa e sheshtë është sukses. Më shumë para u mbetën shqiptarëve në xhep.
Arben Malaj: Kam qenë për taksën e sheshtë, por 20 përqind, me 10 përqind është vrasje për stabilitetin financiar.
Dorian Teliti: Në vitin 2007, doli i suksesshëm…
Arben Malaj: bllokuat tvsh, pagesat. Edhe FMN e cilësoi dështim. Rritja ekonoimike s’mund të bëhej më e madhe me taksën 10 përqind, buxheti u ndodh në situatë kritike, niveli i deficitit buxhetor manipulohet duke mos bërë tvsh, dhe PD i përdori duke goditur biznesin. Dhe Shqipëria u paralajmërua, po shkohej në efekt domino, sepse zinxhiri i borxheve vazhdonte.
()