Endrit Braimllari, kandidat në lista e PS për zgjedhjet e 11 majit, ka kërkuar votën e shqiptarëve për Partinë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama si e vetmja alternativë për integrimin e vendit dhe pasaportën europiane.
Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, Braimllari shprehet se PS ka përfshirë në lista gjeneratën e re në klasën politike shqiptare.
“Përse zgjodha Partinë Socialiste?
Së pari, Partia Socialiste në këto zgjedhje mbetet e re. Kryeministri Edi Rama dhe Partia Socialiste e Shqipërisë kanë një propozim të ri, duke përfshirë gjeneratën e re në klasën politike shqiptare. Këtë e kanë dëshmuar përmes listave të kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 Majit. Së dyti, rruga europiane e vendit kërkon mbështetje masive, përtej së majtës dhe së djathtës, me qëllim që qytetarët shqiptarë të kenë nesër pasaportën europiane. Ndaj, më 11 Maj të bashkojmë energjitë tona, për t’i dhënë vendit, të rinjve dhe çdo qytetari mundësinë që presin prej vitesh, pasaportën europiane”, deklaron ai.