Rama takim me gratë dhe vajzat në Lezhë: Në listë të mbyllur kemi 52 përqind gra! Janë vlerë e shtuar e shoqërisë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat në qytetin e Lezhës, ku ka vënë theksin te përfaqësimi i lartë i grave në radhët e Partisë Socialiste. “Këtë vit kemi 71 gra në skuadër dhe në listën e mbyllur i kemi 52% gra,” tha Rama, duke shtuar se gratë dhe vajzat janë një vlerë e shtuar për shoqërinë shqiptare.

Ai u shpreh se Partia Socialiste ka një mbështetje më të madhe te gratë (56%) krahasuar me burrat, por theksoi me humor se nuk i bën përshtypje kjo diferencë. Duke cituar ish-kryeministren britanike Margaret Thatcher, Rama tha: “Po deshe të bësh muhabet, bëje me burra, po deshe të mbarosh punë, bëje me gra.”

Kryeministri u ndal edhe te kritikat nga figura të ndryshme publike, duke theksuar se burrat e kanë pasur në dorë vendin për shumë vite dhe nëse do kishin bërë mirë, Shqipëria sot do ishte shumë më përpara. “Mjerë ata burra që japin mend nëpër sallonet e televizioneve dhe janë mërzitur pse iu them ‘çyryk’. Kush thotë jam me kënetën, e pranon vetë se është çyryk,” tha ai.

Kryeministri Edi Rama në Lezhë: Kemi 71 gra në skuadër në këtë vit. Në listën e mbyllur kemi 52 përqind gra. Gratë dhe vajzat janë vlerë e shtuar. PS sot ka mbështetje 56 përqind te gratë dhe më pak tek burrat. Por, as që më bëhet vonë, që burrat i kemi më pak në përqindje. Margaret Thatcher ka thënë se po deshe të bësh muhabet, bëje me burra, po deshe të mbarosh punë, bëje me gra. Mjerë ata burra që japin mend nëpër sallone të TV-ve dhe janë mërzitur pse iu thotë Rama gjysmës së burrave çyryk. Burrat e kanë pasur në dorë për kohë shumë të gjatë dhe nëse do ishin mirë, do ishte Shqipëria shumë përpara. Kush thotë jam me kënetën, e pranon vetë se është çyryk.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook