“Tribunal për pronën”, Endri Shabani në takim me profesionistët: Vija bregdetare të jetë publike

Endri Shabani, drejtues politik i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, në një takim me profesionistët, preku disa nga gjërat më kryesore që duhet të ndryshojnë në Shqipëri, që nga prona, shëndetësia, arsimi e të tjera.

“Pse në Shqipëri pasurohen oligargët? Sepse kanë krijuar një rrjet merimange. Asnjë nga 1 milion të diplomuar në 34 vite nuk qenka i denjë që të jetë në krye të Akadamisë së Shkencave. Skënder Gjinushi akoma, që nga vitet ’80 vazhdon në krye.

Pse të ikin të rinjtë, pse ikën shtresa e mesme? Sepse janë të njëjtët njerëz që drejtojnë. Pa ndryshuar sistemi qendror, nuk ndryshon asgjë. Ne si Nisma, do të ç’thurrim rrjetën e merimangës. Prandaj duhet të jemi në Parlament për të ndërtuar komisione hetimore.

Ne paguajmë dy administrata, vjen një drejtor, heq të gjithë dhe sjell tjetër. Të shkarkuarit fitojnë gjyqin dhe vijojnë të paguhen.

Do të bëjmë kufizim mandatesh, nga kryeministri, dekani, rektori, shefi departamenti, etj. Do kërkojmë anulimin e ligjeve me porosi, 10 ligje janë bërë me porosi, nga oligarkët.

Do të krijojmë Tribunal për pronën, e papranueshme që për 34 vite të vijojmë me këtë ngërç nga ku burojmë shumë probleme.

Gjithashtu, vija bregdetare duhet shtetëzuar, publike, ashtu si shumë nga vendet perëndimore. Shëndetësia duhet të jetë universale, jo vetëm te shteti të shkojë, por edhe te privati me të njëjtat kontribute” – theksoi Shabani.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook