Kreu i Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, Fatmir Xhafaj shpalosi në “Kjo Javë” 5 prioritete për mandatin e ardhshëm, me kryefjalë konsolidimin e Reformës në Drejtësi.
“Reforma në Drejtësi mbetet çështja kyçe. Qytetarët janë shumë të zgjuar, shoqëria është emancipuar, është bërë më shumë mendje hapur… E kanë kuptuar se sa më i fortë të jetë shteti, sa më të forta të jenë institucionet aq më mirë do të mbrohen të drejtat e tyre. Prandaj kanë mbështetur nevojën e Reformës në Drejtësi, për të ngritur sistemin e drejtësisë në një bazament të ri. Janë të ndjeshëm ndaj çështjeve të korrupsionit, bisedat kur i çoj te parkimi e problemet, ata më devijojnë”, u shpreh Xhafaj.
Fatmir Xhafaj: Për këtë mandat kam ndërtuar 5 angazhime të mëdha të cilat duhet t’i them shkurt. 1. Konsolimi i Reformës në Drejtësi e cila duhet çuar deri në fund. Kam angazhuar të gjithë karrierën time…
Nisida Tufa: Jeni quajtur “babai” i reformës në drejtësi zoti Xhafaj…
Fatmir Xhafaj: I kam kushtuar të gjithë aktivitetin tim parlamentar, politik e njerëzor. Është ende një proces, ka nevojë për ta çuar deri në fund. është prioritet mbi prioritet. 2.Lufta kundër korrupsionit dhe sundimit të ligjit. 3.Reformimi dhe mbështetja e profesioneve të lira si një mundësi më e mirë për mbrojtjen e interesave të lirive dhe të drejtave të qytetarëve. 4.Mbështetje për moshën e artë, moshën e tretë siç e quajmë. 5.Promovimi i gjeneratës së re në politikë, në karrierën profesionale, mbështetje ligjore dhe financiare për familjet e reja. Këto janë 5 angazhimet për të cilat kam dalë dhe kërkoj votën e qytetarëve në 11 maj.
Reforma në Drejtësi mbetet çështja kyçe. Qytetarët janë shumë të zgjuar, shoqëria është emancipuar, është bërë më shumë mendje hapur… E kanë kuptuar se sa më i fortë të jetë shteti, sa më të forta të jenë institucionet aq më mirë do të mbrohen të drejtat e tyre. Prandaj kanë mbështetur nevojën e Reformës në Drejtësi, për të ngritur sistemin e drejtësisë në një bazament të ri. Janë të ndjeshëm ndaj çështjeve të korrupsionit, bisedat kur i çoj te parkimi e problemet, ata më devijojnë.
()