Egli, Rozana, Gjesti apo Laerti, cili do shpallet fitues? Me surpriza të mëdha dhe spektakël të garantuar, ku do mund ta ndiqni finalen e Big Brother Vip

Egli, Rozana, Gjesti apo Laerti, cili do shpallet fitues? Me surpriza të mëdha dhe spektakël të garantuar, ku do mund ta ndiqni finalen e Big Brother Vip



Pas rreth katër muajsh, shumë emocionesh, dinamikash dhe ngjarjesh që “mbërthyen” publikun para ekranit, sezonit të katërt të “Big Brother Vip” i erdhi fundi.

Mbrëmjen e sotme spektakli më i ndjekur në Shqipëri kurorëzon një rrugëtim të gjatë, teksa një prej Eglit, Rozanës, Laertit dhe Gjestit do shpallet fituesi.

Megjithatë, finalja e sotme premton suropriza që nuk duhen humbur. Përveç studios kryesore, ku spektakli është zhvilluar që prej 21 dhjetorit 2024, sot do të ketë dhe një studio paralele, në të cilën do të perforomojnë artistë të përzgjedhur dhe të ftuar specialë.

Besa Kokëdhima, Tiri, Klajdi, Redon, Kelly, Vserlo, Petro, Riki dhe Gjesti do të përformojnë këngët e tyre më të reja, duke e kthyer spektaklin edhe në një koncert të veçntë.  Ashtu si në tre sezonet e mëparshme, “Vëllai i Madh” ka rezervuar surpriza të mëdha për të katërt finalistët, që do të prekin zemrat e të gjithëve.

Finalen e madhe do të mund ta ndiqni në ekranin e Top Channel, e po ashtu dhe në dy kanalet e dedikuara në DigitAlb, “Big Brother Vip 1” dhe “Big Brother Vip 2”, por gjithashtu, edhe në kanalin zyrtar të Top Channel në YouTube.

Por prisni, për të gjithë ata që nuk kanë mundësi të ndjekin spektaklin në DigitAlb, do të mund ta ndjekin atë në Top Albania Radio. Prej orës 19:00, me intervista ekskluzive nga “Tapeti i Kuq“, e më pas deri në shpallejn e fituesit, gjithçka do mund ta ndiqni aty për të mos humbur asgjë.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook