“Falenderim për cilindo na dha rezultat fantastik”/ Ervin Salianji poston fotot e fushatës në 2021: Sot marrim 6 mandate në Korçë

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji, i cili po vuan dënimin në burgun e Fierit, ka postuar në rrjetet sociale, foto nga fushata e zgjedhjeve të 2021 në Korçë.

Teksa falënderon ekipin që punoi në këto zgjedhje në qarkun e Korçës, për rezultatit fantastik të arritur, shkruan se sot në zgjedhjet e 11 majit, PD e ka të lehtë  marrjen e 6 mandateve në këtë qark.

“Kur demokratët i besuan ndryshimit masivisht Në Korçë, 4 vjet më parë në çdo lagje dhe fshat na mirëpritën me mbështetje masive dhe të jashtëzakonshme.

Me mirënjohje, falenderim për cilindo dhe pa përtuar arritëm rezultat fantastik që sot Partia Demokratike të ketë të lehtë 6 mandate në Korçë”, shkruan Salianji, në rrjetin social facebook.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook