“Festojeni këtë Pashkë plot dashuri, kujdes e vëmendje”/ Urimi i presidentit Bajram Begaj për besimtarët e krishterë

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale për besimtarët e krishterë, me rastin e Pashkës.

“Festojeni këtë Pashkë plot dashuri, kujdes e vëmendje ndaj atyre që keni përzemer dhe që kanë nevojë!, shkruan ndër të tjera presidenti Begaj.

Mesazhi i plotë

Gëzuar Pashkën të gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë!

Ky kremtim i shpresës dhe i ringjalljes është dëshmia se jeta dhe mirësia triumfojnë mbi vdekjen dhe të keqen, se drita e mund errësirën, se virtytet dhe vlerat mposhtin ligësinë dhe antivlerat.

Drita dhe mirësia e kësaj feste ndriçofshin jetën e çdo besimtari të krishterë ortodoks, katolik e ungjillor shqiptar, dhe sjellshin paqe e bekime në familjet tuaja!

Festojeni këtë Pashkë plot dashuri, kujdes e vëmendje ndaj atyre që keni përzemer dhe që kanë nevojë!

Gëzuar me këtë shportë të përgatitur me shumë dashuri nga disa zonja të besimit ortodoks, në respekt të traditës sonë të festimit!


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook