Edi Rama, në vizitën e tij në qytetin e Korçës, foli për gazifikimin, duke premtuar se brenda pak vitesh e gjithë Korça do të ngrohet me gaz, me kosto shumë më të ulët.
“Ne duhet të bëhemi vend sovran nga pikëpamja e energjisë. Ky projekt do të shtrihet edhe në qytetet e tjera.
Është e vërtetë një shenjë kuptimplotë e një miqësie të posaçme NUR, pasi kjo kompani ka kaq shumë projekte dhe kërkohet kudo. Gjetja e kohës dhe mundësia për të ardhur deri në Korçë me drejtuesin e kompanisë, që na bëri një shpjegim shterues dhe gjithashtu të tjerët, është një gjest kuptimplotë i një miqësie dhe partneriteti strategjik me një vend shumë mik.
Nga ana tjetër dua të jap një detaj shumë të rëndësishëm për mua, ky emërtim i bukur “Nur” është zgjedhur posaçërisht nga presidenti i Azerbajxhanit, dhe është ai që kujdeset posaçërisht për këtë projekt.
Kam qenë dëshmitar kur i ka thënë ministrit nga për projektin në Shqipëri: Nuk duam futime, e rëndësishme është të mos humbasim dhe të fitojmë qytetarët e atij vendi mik”, – tha Rama në fillim të fjalës së tij.
()