Gazment Bardhi me banorë dhe tregtarë të Fierit: Ndryshime të mëdha brenda 100 ditëve të para të qeverisjes

Drejtuesi politik i PD-së në Qarkun Fier, Gazment Bardhi, përveç denoncimeve, po bën takime me qytetarë të shumtë, ku shpalos programin e koalicionit opozitar. Bardhi shkruan në rrjetet sociale se ndryshimi do të vijë që në 100 ditët e para.

Postimi i Gazment Bardhit

Në Fier 1 votë sa 100 ditë!

Me banorë dhe tregtarë fierakë, bashkë me kandidatin tonë Dr. Ardian Fero, për t’i siguruar se vota e çdo qytetari ka rëndësi. Hallet e mbijetesës, shpopullimi, rënia e konsumit, gjendja e varfërisë zgjidhen me votë. Me besimin tuaj ne mund bëjmë ndryshime të mëdha brenda 100 ditëve të para të qeverisjes!

1 votë për PD do të thotë që brenda 100 ditëve:

Minimum jetik 200 euro

Pension jo më pak se 200 euro në

qytet dhe në fshat

Rritje çdo vit me 20% e pensioneve

Pagë minimale 500 euro

Pagë mesatare 1200 euro

Çmim energjie 7 lek

Çmim karburanti 40% më lirë.

Në 11 Maj, zgjidh familjen para partisë!

Voto nr. 1

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook