“Gjermania ka qenë “pro” zgjerimit të Ballkanit”, diplomati Bashkim Zeneli: Nuk përcaktoj dot afate për anëtarësimin e Shqipërisë, por përparim kemi bërë

Diplomati Bashkim Zeneli në një intervistë me Nisida Tufën në emisionin “Kjo javë” në Neës24, e ka cilësuar rolin e Gjermanisë dhe ish-kancelares Angela Merkel për zgjerimin e Ballkanit mjaft të rëndësishëm.

Duke folur për librin me kujtime të ish-kancelares Merkel “Liria”, Zeneli tha se ka qenë Merkel që në 2014, në një takim me disa ministra ka kërkuar zgjerimin e Ballkanit në kuadër të integrimit në Bashkimin Evropian.

“Në libër e analizon Ballkanin në raport me procesin e Berlinit. Ajo shkruan se ka thirrur disa ministra në 2014.

Ishte një periudhë kur Junker tha nuk do të ketë zgjerim, më vonë dhe presidenti Macron në Bullgari në një samit të NATOS tha se pa reformuar BE-në nuk do të ketë zgjerim.

Thirri ministrat dhe u tha se duhet të merremi me Ballkanin, ta inkuadrojmë në kuadër të BE”, tha Zeneli.

I pyetur për prespektivën e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, diplomati Bashkim Zeneli tha se asnjëherë nuk ka patur pengesë nga ana e Gjermanisë sa i takon anëtarësimit të Ballkanit në BE.

Por, tha Zeneli, nuk mund të flasim për data të përcaktuara. Nga ana tjetër, të gjithë duhet ta presim ditën e anëtarësimit në BE, pasi nuk mjafton vetëm marrja e pasaportës. Por fryma dhe vlerat që përcjell ajo.

“Asnjëherë Gjermania s’ka patur pengesa, ka ditur të këkrojë e vlerësojë si duhet bërë. Nuk ka thënë më tepër se cduhet të thonte, na ka përkëdhelur.

Më bëri përshtypja komisionerja Kos që tha se “punën e 5 viteve e keni bërë në 5 muaj. Për mua do doja ta shihja Shqipërinë në BE që nesër.

Kjo është dëshira e cdo shqiptari. Ne nuk do të marrim pasaportën e BE, është prespektivë tjetër, jo vetëm hyrje dalje. Evropa është frymë, vlerë, ne duhet të shkojmë në atë Evropë. Këto vijnë pasi të jesh pranuar. Janë kodifikuar këto gjëra.

Unë nuk mund të mos them se jam i gëzuar që i plotësojmë detyrat në 2027 dhe pranohemi në 2030. Nuk jam për përcaktim datash., Evropa ka probleme, KE,ka probleme. Merz dhe Macron thotë do të reformojmë BE.

”, tha Zeneli.

()


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook