Gjithçka gati për nisjen e turneut UEFA Development U-16 për djem/ Shqipëria sfidon nesër Andorrën në “Shtëpinë e Futbollit”

Turneu UEFA Development U-16 për vajza uli me sukses siparin ditën e djeshme me sfidat e fundit të luajtura në “Shtëpinë e Futbollit. Ky turne i organizuar me sukses nga Federata e Futbollit, i lë radhën një tjetër aktiviteti, këtë herë për djemtë U-16 të drejtuar nga trajneri Andrea Tedesco.

Shqipëria, Andorra, Kosova e San Marino do të zhvillojnë në vendin tonë një turne zhvillimor për këtë grupmoshë, ku fokusi është evidentimi i sa më shumë talenteve të reja. Shqipëria e trajnerit Tedesco është përgatitur dhe stërvitur për katër ditë me radhë në Durrës dhe nesër në ora 15:00 do të luajë ndeshjen e parë të turneut kundër Andorrës në “Shtëpinë e Futbollit”. Skuadra gëzon formë të mirë fizike dhe është gati për takimin e nesërm.

Sakaq, po në “Shtëpinë e Futbollit” do të luhet në ora 11:00 ndeshja tjetër mes San Marinos dhe Kosovës. Ndeshjet do të transmetohen live në kanalin zyrtar të FSHF-së në Youtube.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook