“Hajde çyryk hajde”/ Rama nga Maliqi: PS nuk mposhtet kurrë, për sa kohë ka mbështetje masive të grave

Në një fjalim të mbajtur në Maliq, Kryeministri Edi Rama ka theksuar se Partia Socialiste është e pamposhtur për shkak të mbështetjes masive që ka nga gratë.

Ai e krahasoi zgjedhjen e votuesve mes të mirës së përbashkët dhe interesit të një individi, duke e lidhur të ardhmen e Shqipërisë me integrimin në Bashkimin Europian. Rama u shpreh se çdo votues investon për një të ardhme më të sigurt për fëmijët e tij. Ai gjithashtu theksoi rolin e grave si shtyllë të fuqishme mbështetjeje për PS-në.

Edi Rama: Zgjedhja është mes të mirës së përbashkët dhe interesit të një njeriu.  Zgjedhja është mes integrimit në BE më 2030 dhe bufit të Kenetës. Çdo votues investon që fëmijët e tyre të jenë pasaportën europiane të Shqipërisë dhe me atë pasaportë, mund të studiojnë ku të duan, mund të punojnë ku të duan. Do të ndahen, disa në BE e disa në Kënetë. Si mund të shkohet në Kënetë? Hajde muhabet, hajde. Hajde çyryk hajde. PS nuk mundet dot, sepse Partinë Socialiste e mbështesin 56 përqind e grave.

Më pak mbështetje kemi tek burrat, sepse gjysmat e burrave s’janë mirë. Mund të jetë në rregull ai me jetën e vet, por edhe pse PS bën rrugën, bulevardin, pranë duan Kënetën, se janë çyrykë. Ngrihen e thonë nuk jam çyryk. Gjysmën e trurit, burrat e kanë me ujë kënete. Imagjinoni sikur mos të kishit gratë ju burrat këtu në Maliq, do ishit pa rruar e pa larë, por shyqyr që keni gratë që ju mbajnë pastër. Gratë tona janë burrnesha, se të ishte për burrat, Shqipëria nuk i afrohej kurrë BE-së.

(Arena e Lajmit)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook