Humbja ndaj Teutës, Shkëmbi: Kemi ende shpresë për mbijetesën

Trajneri i Tiranës Bledi Shkëmbi komentoi humbjen 1-0 ndaj Teutës.

“I bëmë llogaritë, patjetër që fola me lojtarët në dhomat e zhveshjes. Me atë që dhanë sot në fushë nuk e meritonin të humbasin. Është finalja e fundit, ndeshja e fundit që ne mund të japim për të shkuar në Play Out ose për të qëndruar. Duhet të japim shumë dhe të tregojmë shumë karakter për të fituar në ndeshjen ndaj Dinamos. Deri te penalltia bëmë një lojë të mirë, meritonim të shënonim një gol.

Në momentin që humbëm penalltinë skuadra u bllokua psikologjikisht, lojtarët dukeshin që në fytyrë. Lojtarët u munduan. Ne që kemi luajtur dhe e dimë që me fjalë nga jashtë nuk mund të ndryshosh. Jam i mërzitur sepse nuk e meritonim këtë humbje. Nga gabimet tona jemi në këtë pozicion, nuk ka justifikime. Nuk jemi dorëzuar, çdo gjë e kemi bërë drejtë dhe me djersë”, u shpreh Shkëmbi.


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook